VIDEO/ Futbollisti shqiptar hyn si zëvëndësues dhe vendos rezultatin

Ernest Muçi shënon golin e katërt sezonal në elitën e futbollit polak. Ish-sulmuesi i Tiranës, prej thuajse tre vitesh pjesë e Legias së Varshavës në Poloni, realizoi golin që vulosi fitoren 2-0 përballë Visla Plok në kuadër të raundit të 30-të të kampionatit të Polonisë.
Në minutën e 93’, 22-vjeçari rrëmbeu një top nga kundërshtari i tij dhe në hyrje të zonës lëshoi një “predhë” e cila ishte e pamundur të kapej nga portieri, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke vulosur kështu fitoren për skuadrën e tij.
Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe ish-futbollisti tjetër i Tiranës, Jurgen Celhaka, i cili u fut në fushë në minutën e 46’.
Imaginez un peu si Ernest Muci était plus souvent décisif avec le Legia. Un vrai talent qui croque un peu trop souvent pic.twitter.com/BhMorjuDmE
— 𝗣𝗶𝗹𝗸𝗮 & 𝗡𝗼𝘇𝗻𝗮 🇵🇱 (@FootPolak) April 28, 2023