VIDEO/ Gega, 11 fitore në kampionate të ndryshme evropiane

Atletja kuqezi ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.
Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31. Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane, duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio.
Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj./Supersport.al/
A record-equalling 11th European Athletics Team Championships victory!
Luiza Gega 🇦🇱 is the star of the show in the 3000m steeplechase in #Silesia2023! 💫#EG2023 pic.twitter.com/Lj156HU71U
— European Athletics (@EuroAthletics) June 22, 2023