VIDEO/ Golat e parë në Seria A për Marvin Çunin dhe Arjon Ibrahimoviqin

Shqiptarët Marvin Çuni e Arijon Ibrahimoviq kanë realizuar golat e para personale në Serie A. Të dy realizuan golat e parë në Serie A. Skuadra e Çunit dhe Ibrahimoviqit, Frosinone, fitoi 2:1 ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit italian.

Çuni 22-vjeçar, startoi në qendër të sulmit, ndërsa Ibrahimoviq, 17-vjeçar, startoi në krahun e majtë. Ibrahimoviq është me prejardhje nga Kosova, ndërsa është rritur në Gjermani. Reprezentuesit të Shqipërisë, Çunit, në minutën e 20-të iu anulua një gol për ofsajd. Ai në minutën e 58-të shënoi për 1:0 me asistim të Ibrahimoviqit. Në minutën e 74-t, Ibrahimoviqi shënoi gol të bukur për 2:0. Të dy e lanë fushën në minutën e 80-të.

Pak ditë më parë Ibrahimoviq shënoi gol në Kupën e Italisë. Në Serie A tani ka katër ndeshje e një gol. Çuni ka luajtur më shumë, nëntë ndeshje, por po ashtu ka një gol. Etrit Berisha e Ardian Ismajli kompletuan ndeshjen tek Empoli. Portieri Berisha nuk shfaqi siguri te goli i parë.

Frosinone tani ka 15 pikë në pozitën e 11-të, ndërsa Empoli është i parafundit (19) me vetëm shtatë pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button