Video / Grozhan, 30 sekonda mes flakëve dhe shpëton pa pasoja

Çmimi i Madh i Bahreinit në Formula 1, prodhoi edhe një fitore tjetër për Luis Hemiltonin, por në qendër të vëmendjes ishte Roman Grozhan. Piloti francez ka shpëtuar pas një aksidenti të frikshëm që pa makinën e tij të shpërthente në flake, pasi u ça në gjysëm. Për fat të mirë, makina e sigurisë që ndiqte nisjen, ndërhyri me shpejtësi dhe bashkë me komisarët e pistës nisën shpejt shuarjen e zjarrit.

 

Grozhan qëndroi për rreth 30 sekonda mes flakëve dhe pastaj arriti të dilte nga makina e përgjysmuar. Ai u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme, por fatmirëisht nuk ka vuajtur pasoja të rënda nga ky aksident. Sipas pjesëtarëve të skuadrës së tij, ai ka pësuar vetëm disa djegje të vogla në kyçet e duarve dhe këmbëve.

 

LEXO EDHE:

Back to top button