VIDEO / Haland dhe Foden, me nga 3 gola “deklasojnë” yjet e Junajtedit

Man. Siti e ka turpëruar rivalin lokal, Man. Junajted, në ndeshjen e luajtur në ‘Etihad’, duke regjiztraur fitoren me rezultat 6:3.

Skuadra e Pep Guardiola kaloi në epërsi qysh në minutën e 8′, pas një starti super-dinamik. Golin e parë e gjeti Fil Foden, i asistuar nga Bernardo Silva. Siti vazhdoi dominimin dhe brenda pjesës së parë gjeti golin edhe tri herë të tjera. Ishte Erling Haaland që konfirmoi formën e lartë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat 34′ dhe 37′, dy herë i asistuar nga De Brujne. Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Fil Foden, në minutën e 44′, i asistuar nga Haaland.

https://twitter.com/i/status/1576567977037598722

Në pjesën e dytë, Junajtedi gjeti golin tri herë, por nuk u mbajt pa pranuar edhe dy të tjerë. Fillimisht, braziliani Antoni shënoi një super-gol, me një gjuajtje nga distanca, kur luhej minuta 56′. Megjithatë, Haaland ishte sot në ‘Etihad’ për të shkatërruar çdo fije gëzimi për ‘Djajtë e Kuq’. Ai shënoi edhe një gol në minutën e 64′, kësaj radhe i asistuar nga Gomez, për të kompletuar het-trikun e tij.

 

https://twitter.com/i/status/1576578804914323456

Pas këtij goli, Haaland bëri edhe një asistim, përsëri për Foden, i cili çoi shifrat në 6:1, dhe kompletoi edhe ai një het-trik, sikur edhe për të humbur edhe motivin për angazhim nga ‘Citizens’. Këtë e shfrytëzoi skuadra e Junajtedit, që përmes Antoni Marsial shënoi dy herë (84′ dhe 90′), për rezultatin final 6:3.

Me këtë fitore, Man. Siti shkon në kuotën e 20 pikëve për pozitën e dytë në tabelë, derisa Man. Junajted mbetet me 12 pikë në pozitën e gjashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button