VIDEO /Ish futbollisti i Lacios, humbi kontrollin e makinës me 200 km/h

Sofian Kiyine, një ish-lojtar i Lacio-s, Kievo-s, Salernitana-s dhe Venezia-s ndër të tjera, u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik afër Liezhit në Belgjikë. Marokeni, aktualisht te Leuven në Belgjikë, ka përplasur makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe.

Sipas raporteve të mediave të ndryshme lokale, lojtari ka qenë me 200 km/h në një rrugë që lejonte një maksimum prej 90 km/h. Atleti humbi kontrollin e makinës pasi ajo goditi një rrethrrotullim me shpejtësi të plotë. Një fluturim i vërtetë që e çoi atë të përplasej me një palestër, duke hedhur në tokë çatinë.

Fatmirësisht asnjë fëmijë apo persona të tjerë brenda strukturës nuk u goditën dhe sipas asaj që ka deklaruar klubi, lojtari nuk ëshë në rrezik për jetën, por ka pësuar disa fraktura. Në rrjetet sociale, video e momentit të aksidentit të frikshëm është bërë virale dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button