(VIDEO) Ja si pastrohen astronautët në hapësirë

(VIDEO) Ja si pastrohen astronautët në hapësirë

Astronautët qëndrojnë me ditë dhe me muaj në hapësirë, të mbyllur në stacione hapësinore, e për shkak të kësaj, rutina e jetës iu ndryshon. Ata detyrohen që edhe proceset fiziologjike t’i kryejnë në forma më ndryshe nga ajo e zakonshme, derisa edhe pastrimin e trupit e bëjnë më ndryshe.

Astronautja Karen Nyberg u bë virale vite më parë për mënyrën se si i pastron flokët.

Për shkak të mungesës së gravitetit, pastrimi i flokëve ishte proces i çuditshëm për të, pasi flokët i qëndronin tërë kohën të ngritura dhe me një mjet të veçantë i lagte.

Pastaj, nëpërmjet një krehri special, ajo i krehu flokët. Duke rrëfyer procesin, ajo tha se s’mund t’i lagë krejtësisht flokët, por vetëm skalpin e kokës e pastaj ujin e shpërndan.

LEXO EDHE:

Back to top button