VIDEO / Jiri Prochazka fiton në “UFC”, pritet si hero në vendlindje

Ditë më parë, në eventin UFC-275, çeku Jiri Prochazka u shpall kampion bote në peshën “light heavyëeight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse. Ai mundi me “submission” brazilianin Glover Teixeira, event që u zhvillua në Singapor.

Pas emocioneve që përjetoi në kafaz si kampion bote ai ka shijuar një tjetër kënaqësi pasi ka mbërritur në vendlindjen e tij, ku është pritur si hero.

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të festuar bashkë me të, ndërkohë që mbante në krah gjerdanin e kampionit të botës.

29-vjeçari çek ka një rekord prej 29 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim në kafaz. Këngët që i këndoheshin luftëtarit nga fansat ishin të shumtë, ndërkohë që ai ngjitej në skenë.

LEXO EDHE:

Back to top button