VIDEO / Kampioni i Evropës, promovoi “fanellat mysafire”

Kampioni aktual i Evropës, skuadra e Real Madridit ka publikuar fanellat e dyta apo ato që njihet si ‘fanellat mysafire’, të cilat do t’i mbajë veshur në sezonin e ri 2022/23. Real Madridi dhe kompania “Adidas” kanë zbuluar fanellën e tyre si mysafirpër sezonin 2022/23 dhe ato janë thjeshtë shumë të bukura.

Ngjyra dominuese është një nuancë e re e vjollcës, e cila kombinohet me detajet e zeza të fanellës rreth jakës së rrumbullakosur dhe vijat në shpatulla. Ata gjithashtu krenohet me një model të mrekullueshëm, që kujton ato të përdorura gjatë viteve të 90-ta.

 

 

Dizajni është frymëzuar nga atmosfera para ndeshjes dhe përdor një teknologji inovative për të rregulluar temperaturat e lojtarëve gjatë lojërave.

LEXO EDHE:

Back to top button