VIDEO / Kapet Xhud Belingami duke ofenduar Mejson Grinvudin

Skuadra e Real Madridit arriti fitore të madhe ndaj Getafes me rezultatin 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të (të mbetur) në La Liga. Një moment shumë interesant po diskutohet në rrjetet sociale, e që protagonisti kryesor është Xhud Bellingam.

Futbollisti anglez pati një moment me lojtarin kundërshtar, Mejson Grinvud dhe kamerat e kapën mesfushorin e Real Madridit duke e ofenduar bashkëkombësin e tij me fjalën: Rapist (përdhunues).

Kujtojmë që Grinvud ishte akuzuar nga e dashura e tij për dhunë fizike. Por, anglezi para disa muaji ishte shpallur i pafajshëm./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button