Video / Karasko vendos derbin në Madrid

Atletiko Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në terrenin vendas kundër Barcelonës. Për trajneri Diego Simeona ishte fitorja e parë në 15 përballjet e deritanishme në La Liga.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve. Karrasko realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Mark-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës në kohën shtesë të pjesës së parë (45+3).
Me këtë fitore, Atletiko ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 pikë.