VIDEO/ Kilian Mbape sfidon Olimpik Lionin në “klasiken” franceze të Kupës

“Gjigantët” francez, të Paris Sen Zhermenit arritën një fitore minimale, teksa në qendër të kryeqytetit, në “Parc des Princes” mundën me rezultatin, 1 me 0, skuadrën e Ren-it, duke siguruar kështu një “biletë” për në finalen e madhe, të Kupës së Francës.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 40’-të dhe autori nuk mund të mos ishte “ylli” i skuadrës, Kilian Mbape, që rikuperoi penalltinë e humbur, vetëm 3 minuta para sigurimit të rrjetës, për t’i dhënë kështu, një tjetër mundësi për trofe skuadrës së tij, pas sigurimit të titullit kampion, të Superkupës së Francës, ndaj Toulluzit.

Kështu, falë kësaj fitoreje, “Kuqeblutë” siguruan një tjetër finale në Kupën e Francës, teksa kësaj radhe si kundërshtarë do të kenë skuadrën e Olimpik Lionit, në një “klasike” të vërtetë franceze, me dy skuadrat, që do të përballen mbrëmjen e 25 majit, në orën 21, në sy të 50 mijë të pranishmëve, të “Stade Pierre-Mauroy”.

LEXO EDHE:

Back to top button