VIDEO / Koreografia me një kuptim të veçantë nga tifozët e Juventusit

Nuk ka nevojë për shumë shpjegime për të kuptuar se cili ishte kuptimi i koreografisë që Juventusi kishte përgatitur për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës e përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Allegrit.
“United”, (Të bashkuar) ishte mesazhi i tifozëve. Skuadra dhe trajneri Massimiliano Allegri kanë nevojë për tifozët e tyre në këtë fazë vendimtare të sezonit.
Ndërsa pritet të kuptojnë nëse do të kthehen apo jo 15 pikët, “Zonja e Vjetër” do të presë Interin të martën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa të enjten më 13 prill do të radha e çerekfinales së Ligës Europa kundër Sporting Lisbonës.
La coreografia dello Stadium: Uniti.#JuveVerona pic.twitter.com/emgPMWfkxE
— Andrea Bargione (@AndreaBargione) April 1, 2023