VIDEO / Leverkuzeni s’ka të ndaluar, mund Shtutgartin me përmbysje

S’ka të ndaluar makineria e Bajer Leverkuzenit, e cila plot 8 muaj nuk njeh fjalen “humbje”. Këtë rrugëtim e vazhdoi me përmbysje ndaj Shtutgart-it, duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë dhe njëkohësisht, duke eliminuar këta të fundit.

Sfida e luajtur në “Bay Arena” u mbyll me rezultatin 3-2, ndërsa rezultoi një takim shumë i luftuar. Ishin miqtë ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës me Anton në minutën e 11’, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Megjithatë vendasit barazuan në minutën e 50 me Andrih, barazim që zgjati për vetëm tetë minuta, pasi Fuhrih riktheu avantazhin te Shtutgarti.

Në minutën e 66’ , Adli barazoi sërish për Leverkuzenin, teksa Tah përmbysi ndeshjen në minutën e 90’. Kështu Bajer Leverkuzen kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, ende pa njohur disfatën.

LEXO EDHE:

Back to top button