VIDEO / Lindzi Von mbyll garën në Kortina d’Ampezo me një rrëzim fatal

Një javë pasi pësoi një rënie të rëndë në Kran Montana, skiatorja amerikane Lindzi Von është rrëzuar përsëri, këtë herë në pistën olimpike në Kortina d’Ampezo.

Sot, atje zhvillohet një garë e zbritjejes dhe garuesja legjendare është rrëzuar vetëm 12-13 sekonda pasi kishte nisur garën.

Publiku e shikoi me mosbesim dhe nga sjellja e Vonit dhe mund të supozohet se ajo ka pësuar një tjetër dëmtim të rëndë.

Pas rreth dhjetë minutash ndërhyrjeje mjekësore, Von u nxor me barelë dhe u transferua në spital, nga ku do të presim informacionin e parë më të detajuar rreth dëmtimit të ri të skiatores legjendare amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button