VIDEO / Lionel Mesi shënon 5 gola ndaj Estonisë!

Lionel Mesi vazhdon me formën e mirë te kombëtarja e Argjentinës dhe me 5 gola, demoloi kombëtare e Estonisë, e cila u zhvillua në Pamplona.

Rezultatin e hapi ylli i PSZH-së me një penallti në minutën e nëntë. Pas disa rasteve radhazi, argjentinasit shtuan avantazhin, ndërsa Mesi ishte sërish golashënues, në fund të pjesës së parë.

37-vjeçari hapi pjesën e dytë me një përfundim të saktë të aksionit. Ai përdori një duel një me një dhe shënoi për 3-0. Shfaqja golashënuese e asit argjentinas vazhdoi dhe deri në fund, pasi që arriti të mposht edhe dy herë portierin estonez. Argjentina ka arritur një rezultat të ri pozitiv, pas festimit të Italisë në “Finalisima”.

 

Në ndeshjet e tjera, Peru-ja mposhti minimalisht Zelandën e Re dhe me të njëjtin rezultat festoi Kolumbia ndaj Arabisë Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button