VIDEO/ Lionel Mesi shënon gol të ngjajshëm si ndaj Meksikos në Katar 2022

Lionel Mesi ka shënuar një gol të bukur nga distanca në ndeshjen e fundit me Inter Majamin në MLS. Inter Miami u mposht në shtëpi nga Atlanta Utd me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Pika e vetme pozitive e vendasve nga Florida ishte paraqitja individuale e yllit argjentinas, Lionel Messi. Argjentinasi dhuroi një paraqitje brilante duke krijuar shumë raste për gol, teksa shënoi edhe goli i vetëm të ekipit të tij. Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 62-të, kur pas asistimit të Busketsit ngushtoi rezultatin në 1-2.

Megjithatë, ky gol mori një vëmendje të madhe pasi tifozëve të futbollit ua kujton golin mahnitës kundër Meksikës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Mënyra se si ai e gjuajti atë top, mënyra se si shkoi drejt portës e bëjnë atë kaq të ngjashëm me këtë gol ikonik që shpëtoi ëndrrën e Argjentinës.  Ndryshe, Messi tani ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 13 paraqitje për Inter Miami këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button