VIDEO / Liverpulli dhe Arsenali bëjnë “detyrën” e vet në Kupën e Anglisë

Liverpulli e Arsenal kanë bërë “detyrën” në fazën e 1/16-ve në EFL Cup, me të dy “gjigandët” e Premier Ligës që kanë mundur skuadrat e Lesterit, respektivisht Brentfordit, për të avancuar në fazën tjetër të kompeticionit.
Në “Anfield Road”, “të kuqtë” e Jurgen Klop kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1, “dhelprat” e Lesterit. Gakpo, Sobosllai e Diogo Zhota realizuan nga një gol në minutat 48’, 70’ e 89’ për të përmbysur golin e shënuar nga Mekater në minutën e 3’-të të sfidës, duke siguruar kështu fazën tjetër të Kupës.
Në krahun tjetër, “topçinjtë” e Arsenal mundën me rezultatin minimal, 0 me 1, “bletët” e Brentford në “shtëpinë” e këtyre të fundit. Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e 8’ të ndeshjes, ku pas një pasimi të Edie Nketiah, 23-vjeçari i sulmit, Reis Nelson çon topin në rrjetën e “tulipanit”, Mark Flekken, për të “vulosur” kualifikimin.