VIDEO/Liverpulli “shkatërron” Uest Hemin dhe kalon në gjysmëfinale

Skuadra e Liverpullit triumfon me rezultatin 5-1 ndaj Uest Hemit dhe kalon në gjysmëfinalet e “Carabao Cup.” Ndeshja e luajtur në “Anfield” foli e gjitha për “The Reds”, që zhbllokuan sfidën në minutën e 28’ falë golit të Sabosllai.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 56’, kur Xhons i asistuar nga Nunez shënoi golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopit. Ndërsa në minutën e 71’ Gakpo realizoi golin e tretë për Liverpullin. Uest Hemi provoi të reagojë dhe në minutën e 77’, kur Bouen gjeti rrugën drejt rrjetës.

Megjithatë Liverpulli vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 82′, Sallah realizoi golin e katërt për skuadrën e Klopit. Takimi u vulos nga Kurtis Xhons, i cili realizoi golin e pestë për Liverpullin dhe të dytin personal në minutën e 85′.

 

Kështu Liverpulli kalon në gjysmëfinalet e “Carabao Cup”, duke plotësuar katërshen pas Midwllsbrous, Çellsit dhe Fulhamit.

LEXO EDHE:

Back to top button