Video-lojërat mund të redukojnë stresin postraumatik

Video-lojërat mund të redukojnë stresin postraumatik

Një studim ka treguar se video-lojërat kanë ndihmuar në reduktimin e stresit postraumatik, ku përfshihet edhe ankthi.

Studimi që u realizua në Universitetin Uppsala në Suedi, i cili u publikua në gazetën BMC Medicine, sugjeron se një seancë e trajtimit digjital, ku përfshihen video-lojërat mund të zvogëlojë numrin e kujtimeve të këqija, shkruan India.com

“Video-lojërat mund të përdorën në mënyrë të sigurt nga pacientët”, ka deklaruar ekipi i studiuesve nga Univeristeti Uppsala. Kujtimet nga ngjarjet e këqija janë simptoma të stresit postraumatik. Stresi i tepërt dhe problemet me gjumin janë të tjera simptoma që mund të ndodhin pas traumave.

Ekipi i studiuesve ka mbikëqyrur për një javë kujtimet e këqija që vinin nga traumat e shkaktuara më parë te 164 pacientë. Ndërkohë që gjysma e këtij grupi i është nënshtruar terapisë me video-lojën e quajtur Tetris, gjysma tjetër e grupit ka dëgjuar radio.

Tek loja e tetrisit shtrihet koncepti i njohur si rrotullim mental. Kur një pjesëmarrës e shikonte një objekt nga një këndvështrim, ai mund të imagjinonte se si ky objekt do të mund të dukej nëse do të rrotullohej e të shikohej nga një tjetër kënd.

Emily Holmes, profesoreshë në Universitetin Uppsala ka thënë se vetëm një trajtim i tillë me video-lojëra ka treguar rezultate mjaft të mira, gjë që sipas saj, tregon se është e mundur të ulet numri i kujtimeve të këqija të traumës.

“Nëse trauma mund të zvogëlohet nga një mjet që përdoret në jetën e përditshme që përshin video- lojërat, kjo do të mund të ishte mënyrë e mirë për të ndihmuar shumë njerëz”, ka thënë Holmes.

LEXO EDHE:

Back to top button