VIDEO/Lojtari i Marsejës i “shpëton” dajakut, nuk ka tallje me Gatuson

Skuadra e Marsejës arriti fitore në ndeshjen ndaj Lionit, e vlefshme për javën e mbetur, (xhiro e 10-të) me rezultatin 3-0. Një moment interesant u kap nga kamerat, ku ishte protagonist trajneri italian, Xhenaro Gatuso.

Ish-futbollisti i AC Milan ishte duke i përshëndetur lojtarët e tij në stol, derisa lojtari maroken, Azedine Ounahi bëri shaka me teknikun Italian, duke mos ia dhënë dorën. Dhe sigurisht që talljet e tilla nuk i do fare Gattuso, i cili e kapi futbollistin në formë shakaje dhe donte t’i jepte një dajak të vogël.

Marseja është këndellur me trajnerin Italian dhe në 14 ndeshje ata kanë grumbulluar 20 pikë dhe gjenden në pozitën e 8-të.

LEXO EDHE:

Back to top button