VIDEO/ “Lojtari i Ndeshjes”, klubi e shpërblen 27-vjeçarin me… qengj!

Klubi norvegjez i ligës së parë, Bryne e shpërbleu futbollistin e saj Aleks Kryger me një qengj pasi ai u shpall “Lojtari i ndeshjes” pas fitores ndaj Haugesund me rezultatin 3 me 1, ku Kryger shënoi edhe golin e parë në minutën e 4-t.

Qengji si shpërblim erdhi pak momente pas fishkëllimës së fundit. Vlen të theksohet fakti se Bryne njihet edhe si klubi i vendlindjes së sulmuesit të yllit të Premier Ligës, Erling Haland.

Çmimi tipik thekson lidhjet e thella të klubit me komunitetin bujqësor vendas, të përqendruar kryesisht rreth prodhimit të mishit dhe qumështit.

Mbështetësit e Bryne krenohen me trashëgiminë e tyre bujqësore. Përveç kësaj, tifozët gjithashtu kanë një mundësi për të parë ndeshjet nga një traktor pranë fushës. Kryger u shfaq i habitur dhe i argëtuar në momentin që mori çmimin.

LEXO EDHE:

Back to top button