VIDEO / Lojtari i parë në historikun e PSZH-së me 5 gola në një ndeshje

Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape ka vendosur një tjetër moment historik. Duke shënuar 5 gola në 1/16-finalen e Kupës së Francës ndaj skuadrës së “Pays de Cassel”, Mbape u bë lojtari i parë në historinë e klubit parizian që shënon pesë gola në një ndeshje zyrtare.

Mbape, 24 vjeç, i cili e nxori PSZH-në për herë të parë sot në fushë me shiritin e kapitenit, shënoi tre gola në pjesën e parë dhe dy në të dytën. Ndërkohë PSZH ka mposhtur skuadrën e ligës së gjashtë me rezultat 7:0./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button