VIDEO/ Luka Modriç sjell një pikë për Kroacinë

Kroacia ka lëshuar pikë të rëndësishme në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022” duke barazuar 2-2 me Sllovakinë. Sllovakët kaluan në minutën e 20-të me Ivan Schra, por rezultati u barazua në minutën e 25-të falë Andrej Kramaric. Lukas Haraslin shënoi golin tjetër për sllovakët në minutën e 45-të.

Ndërkohë, Luka Modriç shpëtoi nga humbja kroatët duke barazuar shifrat në 2-2 në minutën e 71′.

Kroacia zbret në vendin e dytë në grupin H, teksa ka 17 pikë në 8 ndeshje, ndërsa kreun e mban Rusia me 19 pikë, ndërsa Sllovakia është e treta me 10 pikë sa i ka edhe Sllovenia në vend të katërt

LEXO EDHE:

Back to top button