VIDEO/ Luks i shfrenuar për Tonali-n, reagimi i të dashurës bëhet viral

Aventura e re e Sandro Tonalit te Njukasëll ka nisur, rroga përrallore e ofruar nga “Magpies” ishte bindëse për ta rrëmbyer nga Milani dhe e ka vënë në qendër të vëmendjes mesfushorin italian.
Jo vetëm ai, por edhe partnerja e tij po merr më shumë vëmendje se zakonisht dhe reagimi i saj ndaj luksit është bërë viral në rrjetet sociale…
Tonali në shoqërinë e të dashurës së tij Xhiulia Pastore ka vizituar qendrën sportive të Njukasëll. Pamja e një dhome befasoi veçanërisht të dashurën e mesfushorit të ri të “Magpies”, e cila ka mbetur pa fjalë. Videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale dhe tifozët mbetën të kënaqur.
😮 Quand la compagne de Sandro Tonali, recrue la plus chère de l’histoire de Newcastle, découvre le centre d’entraînement des Magpies… pic.twitter.com/jQtXf4gMk8
— RMC Sport (@RMCsport) July 8, 2023