VIDEO / Majorka merr 3 pikë, disfata e tretë për Realin

Majorka ka marrë tre pikë të mëdha, pasi para adhuruesve të vet ka befasuar Real Madridin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0. Pas vetëm 12 minutash lojë vendasit kaluan në epërsi pas një autogoli nga Naço Fernandezit. Rodriguez harkoi bukur në zonë për Vedat Muriqin, por ishte mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Fernandez e devijoi topin me kokë për ta dërguar në rrjetën e tij për 1-0.

“Los Blancos” kanë pasur rastin më të mirë për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të, kur Vinicius Junior fitoi penallti. Por goditjen e Marko Asensios e priti portieri i Majorkës, Rajkoviç duke mbajtur portën e paprekur.

Kryeqytetasit spanjoll deri në fund të ndeshjes sulmuan me të gjitha forcat, por pa mundur dot të gjenin golin dhe Mallorca mori një fitore me plotë meritë. Me këtë fitore Majorka vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me 28 pikë, derisa Real Madridi është i dyti me 45 pikë, 5 më pak se Barcelona që ka edhe një sfidë më pak të zhvilluar. Ndeshjen e ardhshme Majorka e zhvillon në udhëtim te Sevilja, derisa Real Madridi pret në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Elçes.

LEXO EDHE:

Back to top button