Video/ Maqedonia arkëton një pikë të madhe në Tbilisi


Ndeshja nuk nisi mirë për Maqedoninë , pasi që në sulmin e parë më serioz, vendasit hapën rezultatin, mirëpo nga pika e bardhë. Në minutën e 13-të, pas ndërhyrjes së Alioskit, referi kryesor tregoi në pikën e bardhë. I sigurtë nga 11 metra ishte Okriashvili.

 

Barazimi erdhi në minutën e 33-të, kur Ristovski dhe Pandev kombinuan në sulm, ndërsa Ristovski mund portierin vendas për 1-1. Për Ristovskin, ishte goli i dytë në fanellën e Maqedonisë, pasi që shënoi golin debutues ndaj Spanjës në humbjen 1-2 në eliminatoret për Botërorin 2018.

 

 

Në pjesën e dytë, iniciativa ishte në anën e Maqedonisë, që kishte rastin ideal me Elif Elmasin, por që në momentin e fundit u ndal nga mbrojtja vendase. Në vazhdim, goditja më e madhe për Maqedoninë erdhi në minutën e 64-të, kur pas një dueli në mesfushë, Visar Musliu u ndëshkua me karton të kuq.

Në vazhdim , vendasit kishin dy raste për të shënuar, mirëpo që të dy tentimet përfunduan jashtë portës së Shishkovskit.

Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë përballja e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve , kundër Kosovës më 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski”.

LEXO EDHE:

Back to top button