VIDEO/ Marselo tregon klasin edhe pse është në moshë

Pas aventures ne Greqi te Olimpiakos dhe pasi u largua i zhgenjyer, legjenda e Real Madrid, Marselo, vazhdon karrieren ne Brazil. Edhe pse mbrojtesi nuk mundi ta ndihmonte Fluminensen me një gol apo asistim në derbin kundër Flamengos (0-0), ai duhej të tregonte të paktën aftësitë e tij.

Si 35-vjeçar, ai ende ka cilësitë në këmbët e tij dhe këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit. Edhe pse kishte afër dy kundërshtarë, presioni nuk e shqetesoi dhe kaloi njërin prej tyre duke i futur topin mes këmbëve.

 

Si për kujtesë, mbrojtësi veteran u largua nga Real Madridi pas 15 vitesh në Bernabeu dhe iu bashkua Olimpiakosit në shtator të vitit 2022, por kontrata e tij u ndërpre vetëm pesë muaj më vonë.

Braziliani përfundoi duke nënshkruar për Fluminense, duke grumbulluar pesë gola në 24 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë deri më tani.

LEXO EDHE:

Back to top button