VIDEO / Mbape humb sërish penallti, Atletik Bilbao mposht Realin

Reali i Madridit regjistroi humbjen e dytë në La Liga, në 15 javë të luajtura, teksa u mposht nga Atletiko Bilbao me rezultatin 2-1. Një rezultat ky që i shkon përshtat kryesuesve të Barcelonës.  Në minutën e 14-të, VAR-i i anuloi një gol Kilian Mbapesë për pozicion jashtë loje, teksa pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në minutën e 53-të, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me Berenguer. Në minutën e 68-të, Kilian Mbape kishte shansin e artë të barazonte shifrat nga pika e bardhe e penalltisë, por ylli francez, gaboi sërish, ashtu si ndaj Liverpullit në Ligën e Kampionëve. Gjuajtja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

Madrilenët gjetën baraspeshën në minutën e 78-të me Bellingamin, por festa zgjati vetëm 2 minuta, pasi në minutën e 80-të, ishin sërish baskët që shënuan me Guruzetën, duke marrë 3 pikë të arta, që e ngjit Bilbaon në vendin e katërt, me 4 pikë më pak se Reali.

LEXO EDHE:

Back to top button