VIDEO/ “Mbreti” i Granadës, Uzuni dirigjon korin e tifozëve pas tripletës!

Myrto Uzuni po kalon një moment të artë në karrierën e tij, teksa mbrëmw rrëmbeu skenën duke shënuan tripletë golashë në duelin ndaj Kartagenës, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-1.

Talenti shqiptar është shndërruar në një “mbret” te Granada, falë protagonizmit të tij.  Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ndër të tjera është shndërruar në dirigjentin e ultrasve. Ai ka qëndruar përpara tifozerisë dhe ka ndezur këngën e tyre, për të festuar në këtë mënyrë këtë mbrëmje emocionuese.

 

 

Klubi Granada i ka shpërndarë në “X” këto çaste me një shkrim përcjellës.

“Shënon një ‘hat trick’ dhe nis korin. Imagjino të mos e duash”.

LEXO EDHE:

Back to top button