VIDEO / Mbrojtjet e Ter Stegenit që dërguan Barcën në finale

Ndeshja mes Real Sosiedad dhe Barcelonës përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në kohen e rregullt, por edhe pas kohës shtesë, në kuadër të gjysmëfinales të Superkupës së Spanjës. Në këtë ndeshje, u pa shumë mungesa e yllit të Barcelonës, Lionel Mesi, i cili mungoi për shkak të një lëndimi.

Arsyea kryesore pse Barcelona fitoi këtë ndeshje në penalti ishte falë pritjeve të portierit Ter Stegen, i cili u tregua i jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, për blaugranët shënuan Dembele, Pjanic dhe Riqui Puig penaltinë vendimtare. Ndërsa, për Real Sosiedad shënouan Merino dhe Adnan Januzaj. Kujtojmë se De Jong dhe Arizaball shënuan golat në kohën e rregullt të takimit. Barcelona do të pres fituesin e ndeshjes Real Madrid dhe Athletic Bilbao për të mësuar kundështarin në finale.

LEXO EDHE:

Back to top button