Lionel Mesi tashmë është bërë ylli i vërtetë i Inter Majamiit dhe po bën për vete tifozët me paraqitje të nivelit më të lartë, siç na kishte mësuar në vitet e tij në Evropë. Krahas golave të shënuar dhe vëmendjes së madhe që solli në kampionatin amerikan, argjentinasi është bërë shembull i vërtetë për bashkëlojtarët e tij. Të gjithë rrinë vigjilentë dhe përpiqen të imitojnë një kampion që e kishin parë vetëm në TV deri dje.
Në Kupën e Ligës, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte sërish protagonisti i madh i mbrëmjes me një dopietë vendimtare, që e çoi skuadrën në raundin tjetër. Të menduarit e golave nga goditjet e lira të jashtëzakonshme, por edhe cilësitë drejtuese e lejojnë atë të udhëheqë në mënyrë perfekte të gjithë shokët e tij në fushë.
Me pak fjalë, argjentinasi është ylli absolut dhe këtë e dëshmon çdo herë. Jo vetëm me lojërat e tij, por edhe si trajner në fushë. Në fakt, kamerat e kapën teksa rregullonte shokët e tij në “murrin e gjallë” ë, njësoj si një teknik i vërtetë. Kundërshtarët kishin fituar një goditje dënimi nga një pozicion mjaft interesant dhe për të shmangur çdo rrezik, vetë Mesi u kujdes të vendoste të gjithë barrierën për të mbrojtur portën.
©️ Leo Messi getting the defence sorted for a set-piece in the last game! My Captain! ☺️pic.twitter.com/OSE45S5Itm
— Leo Messi 🔟 Fan Club (@WeAreMessi) August 9, 2023
Kapiteni organizoi shokët e tij një nga një dhe foli me ta duke iu dhënë rekomandimet e fundit përpara se të vendosej në vendin e vet. Gjest i një kapiteni të vërtetë që kujdeset edhe për detajet më të vogla, në mënyrë që i gjithë mekanizmi të funksionojë në mënyrë perfekte.
Kush e di nëse ky qëndrim i tij mund ta çojë vërtet në stol një ditë (si trajner), pasi “t’i ketë varur këpucët në gozhdë”. Sidoqoftë, për momentin po kënaqet si lider në fushë, ku vazhdon të jetë një pikë referimi thelbësore për të gjithë ekipin.








