VIDEO / Mësohet arsyeja e përjashtimit të portierit të Gallasarait me karton të kuq

Gallatasarai është përshëndetur nga Ligë e Kampionëve, pasi në fazën e play-offit është mposhtur nga Jang Bojsi me rezultatin minimal 0:1 (2:4 i përgjithshmi). Ndeshja në Turqi nuk përfundoi siç duhet, pasi ndodhi një incident i vogël mes portierit Muslera dhe golashënuesit të vetëm Virxhinius.

Muslera pranoi gol në minutat e fundit dhe pengoi lojtarin e klubit zviceran të bëjë festimin duke e goditur me shqelm.

Sigurisht që gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq direkt portierin e klubit turk. Tani Gallatasarai do të bëjë gara në Ligën Evropa, për sezonin e ri 2024/25.

LEXO EDHE:

Back to top button