VIDEO/ Mësohet çerekfinalisti i parë i Kupës së Italisë

“Shqiponjat” e Lacios kanë arritur një fitore të rëndësishme, teksa në “Olimpico”, “Të Kaltërit” e teknikut Mauricio Sarri kanë mundur me rezultatin minimal, 1-0, skuadrën e Xhenoa-s, në raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 5-të të saj, ku pas një pasimi fantastik drejt zonës nga ana e anësorit të mbrojtjësit, Luka Pellegrini, topi kapet bukur nga mesfushori francez, Mateo Guendouzi, i cili me një goditje tepër teknike, në hyrje të zonës e dërgon sferën pas shpatullave të portierit Leali.

Falë kësaj fitoreje, “shqiponjat” e Lazio, skuadër pjesë e së cilës është edhe anësori i kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, kalon në fazën çerekfinale të Kupës, ku përballë do të ketë fituesen e “çiftit”, Roma-Kremoneze. Në rast të fitores së Romës, atëherë do të shihnim, një derbi të vërtetë kryeqyteti, në këtë fazës të kompeticionit.

LEXO EDHE:

Back to top button