VIDEO / Mik Shumaher, shkatërron makinën dhe tërhiqet

Gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1 nuk ka nisur mirë për pilotin e ri gjerman Mik Shumaher. Gjatë sesionit të parë të provave të lira, të zhvilluara në një pistë të lagur (Suzuka) për shkak të shiut që ra gjatë gjithë kohës, piloti i “Haas”-it dëmtoi makinën e tij.

Mik doli nga pista dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, duke dëmtuar tërësisht telajon. Për pasojë, piloti gjerman nuk do të marrë pjesë në sesionin e dytë të provave të lira, pasi mekanikëve u duhet kohë për të riparuar makinën për provat zyrtare dhe garën.

Gjithsesi, asnjë problem apo dëmtim për Mik. Kjo nuk është hera e parë që Mik Shumaher është protagonist i aksidenteve të tilla, duke dëmtuar njëvendëshen e tij. Pikërisht këto aksidente kanë bërë që “Haas” të jetë ende e pavendosur për t’ia rinovuar kontratën apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button