VIDEO / Milani ndalet në Dortmund, Man. Siti dhe Barcelona fitojnë

Dortmund dhe Milan janë ndarë në barazimin pa gola. Edhe pse loja ka qenë tepër intensive dhe me shumë raste nga të dyja palët, askush nuk ka mundur të gjejë golin e avantazhit. Pjesen e dytë kuqezinjtë kanë shpërdoruar të paktën 3-4 raste për të shënuar. Milani që mbetet kështu me 2 pikë në grup, teksa Dortmund merr pikën e parë.

Nderkohe, PSZH është mposhtur bindshëm nga Njukasëll në Angli, ku “bardhezinjtë” kanë fituar me shifrat 4-1 dhe kanë marrë kreun e grupit pikant. Nje ndeshje e dominuar nga “bardhezinjtë” dhe per PSZH një tmerr i vërtetë. Skuadra franceze shënoi golin e vetëm me Lukas Hernandez.

Barça është mjaftuar vetëm me golin e Ferran Torres që në pjesën e parë ndaj Porto.  Barcelona ka mbyllur 45′ e para në fushën e Portos me rezultatin e avantazhit 0-1 me një gol të shënuar në fund nga Ferran Torres, teksa më pas Taremi ka pretenduar për penallti, por “VAR” nuk ka akorduar. Sakaq, në fund ka dale me karton të kuq edhe Gavi dhe pse Porto ka sulmuar nuk ka mundur të barazoje.

Edhe Man. Siti pasi ka shkuar në pushim të 45′ e para në avantazh 0-1 me golin e shënuar nga Foden, është barazuar në pjesën e dytë nga skuadra e Lajpcigut, por Alvarez dhe në fund Doku i kanë dhënë suksesin dhe 3 pikë të tjera ekipit te Guardiola-s.

Fitore në fund për Lacion, që mund kështu Seltikun në fushën e këtyre të fundit. Ka mjaftuar një gol i Pedros për t’i dhënë 3 pikët ekipit te Sarrit, teksa deri në atë moment ndeshja ishte fiksuar në shfirat 1-1. Tani Lacio ka 4 pikë në grup.

LEXO EDHE:

Back to top button