VIDEO/Miliona peshq të ngordhur “pushtojnë” një lumë në Australi

VIDEO/Miliona peshq të ngordhur “pushtojnë” një lumë në Australi

Miliona peshq të ngordhur kanë mbushur pjesën më të madhe të një lumi në Australinë juglindore, i cili po goditet nga një valë e fortë të nxehti. Hera e tretë që nga viti 2018 që një fenomen i tillë është parë në zonë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë varkat që lundrojnë përmes një shtrese peshqish të ngordhur që e bën sipërfaqen e ujit pothuajse të padukshme.

Sipas pushtetit vendor, popullsia e peshqve në lumë ishte rritur ndjeshëm pas përmbytjeve të fundit, por më pas ujërat janë zvogëluar.

“Vdekja e këtyre peshqve lidhet me nivelin e ulët të oksigjenit në ujë (hipoksi), për shkak se ujërat e përmbytjeve po tërhiqen”, thuhet në një deklaratë nga qeveria./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button