Dorëheqja e Boris Johnson shkaktoi reagime të forta në Britani. “Qershia mbi tortë” erdhi nga ministrja e re, Andrea Jenkins, e cila zemëroi protestuesit me gjestin e saj.
Deputetja drejtoi gishtin e saj të mesit nga protestuesit teksa hynte në Downing Street të enjten, më 7 korrik. Jenkins do të marrë Ministrinë e Arsimit brenda ditëve në vijim.
Krahas gjestit, ministrja iu drejtua turmës: “Prisni dhe shikoni” dhe më pas u tha atyre: “Qesh mirw, kush qesh i fundit”.
Pas bujës që shkaktoi, ajo sot më 9 korrik, ajo sot përmes një deklarate ka kërkuar falje dhe sqaron se kishte arritur kufijtë pasi merrte kërcënime me jetë dhe se po mundohej të mbrohej.
Ladies & Gents,
Meet Andrea Jenkyns
Our new Govt Education Minister, greeting the public with…
The finger. pic.twitter.com/MC2bMeSJ1C
— Marina Purkiss (@MarinaPurkiss) July 8, 2022
“Unë jam keqtrajtuar verbalisht nga disa nga njerëzit që kanë qenë atje, dhe gjithashtu kam marrë shtatë kërcënime me vdekje në katër vitet e fundit.”
“U përgjigja dhe u mbrojta. Pse dikush duhet të durojë këtë lloj trajtimi? Duhet të lisha treguar më shumë gjakftohtësi, por jam njeri, tha ajo.








