VIDEO / Mirlind Daku, asist dhe gol për Rubin Kazanin ndaj Zenitit

Mirlind Daku ka ndihmuar Rubin Kazan të fitojë derbin me Zenit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, shënoi një gol në këtë përballje në triumfin e skuadrës së tij me shifrat 2-0.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u tund rrjeta. Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua nga Zotov dhe sulmuesi kuqezi shënoi golin e epërsisë. Daku nuk u ndal këtu, pasi në minutën e 67′ asistoi për Martinoviçin për rezultatin 2-0.

LEXO EDHE:

Back to top button