VIDEO/ Modestët e divizionit të 3-të, nxjerrin Bajernin jashtë Kupës

Amatorët e Saarbrukenit kanë eliminuar Bajern Munihun nga Kupa e Gjermanisë, duke triumfuar 2-1 në “Ludvigspark Stadion”, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16. Bavarezët e nisën ndeshjen me shumë ndryshime, me teknikun Tomas Tushel që mori parasysh faktin që luhet ndaj një skuadre të divizionit të 3-të gjerman.

Minuta e 16-të solli golin e parë të takimit për kampionët e Gjermanisë me anë të Mylerit, duke të krijuar përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta.

Për skuadrën modeste vendosi ekuilibrat Patrik Sonteimer, brenda fraksionit të parë. Në pjesën e dytë, Bajerni rriti presionin dhe iu afrua disa herë golit. Çmenduria e vërtetë erdhi në kohën shtesë, atëherë kur pothuajse skuadrat ishin bërë gati për në dhomat e zhveshjes. Mbrojtësi Marcel Gaus bën sulmuesin, duke i dhënë kualifikimin ekipit të Sarbrukenit.

LEXO EDHE:

Back to top button