Video/ Momenti kur trajneri Bjelica godet Liroj Sane-n e Bajernit

Trajneri i Union Berlinit, Nenad Bjelica është përjashtuar me karton të kuq, në ndeshjen ndaj Bajern Munihut. Ai u ndeshkua direkt me karton të kuq pasi ka goditur me shuplakë sulmuesin Liroj Sane.

Bjelica u largua nga fusha në minutën e 74-të. Ngjarja nisi kur Sane shkoi ta merrte topin për të nisur me shpejtësi lojën. Tekniku kroat nuk e lëshoi topin nga duart dhe sulmuesi i Bajernit e goditi me inat, ndërsa Bjelica reagoi duke e goditur me shuplak në fytyrë.

U dasht ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button