VIDEO / Muçi s’ka të ndalur, asist dhe gol në sfidën e radhës së Trabzonsporit

Ernest Muçi vijon me shkëlqimin e tij në kampionatin turk të futbollit. Mesfushori i kombëtares sw Shqipërisë u bë sërish protagonist për Trabzonsporin, teksa shënoi një gol dhe dha një asist në sfidën me Samsunspor e fituar me rezultatin 3-0.

Fillimisht Muçi dhuroi një asist te goli i Onuaçu që zhbllokoi edhe rezultatin e kësaj ndeshjeje me Trabzonsporin që mori avantazhin 1-0. Ndërsa në minutën e 91 futbollisti kuqezi shënoi me 11 metërsh golin që vulosi fitoren 3-0 të skuadrës së tij me futbollistin e kombëtares shqiptare që mori notën më të lartë nga ‘Flashscore’, 8.4.

Ernest Muçi po përjeton një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon me 24 vjeçarin që ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 1 asist  në 20 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button