VIDEO / Napoli ndal Interin dhe merr një pikë në Milano

Sfida ishte intensive që nga fillimi i saj, me Interin që tentonte disa herë të shënonte ndaj miqve. Goli i parë i sfidës erdhi vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, ku në minutën e 43’ ishte Darmian që i dha epërsinë Interit.

Në pjesën e dytë, “zikaltërit” ishin përsëri më kërkues, por nuk arrinin të gjenin hapësirat e duhura, me Napolin që ishte i vendosur mirë në mbrojtje. Të kaltërit tentuan shpesh të barazonin rezultatin, por Interi ishte i vendosur mirë në prapavijë duke ua bërë shumë të vështirë kundërshtarëve.

Goli i barazimit nga Napoli erdhi pranë fundit të ndeshjes, ku në minutën e 81’, një rrëmujë brenda zonës zikaltër gjeti me portën e boshatisur ish-mbrojtësin e kryesuesve, Juan Jesus, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë barazim, Interi vazhdon të mbetet në vendin e parë me 76 pikë, 14 pikë më shumë se Milani i vendit të dytë, ndërsa Napoli renditet në vendin e shtatë me 45 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button