VIDEO / Ndërhyrje e shekullit në sfidën Atletik Bilbao – Barcelona

Barcelona arriti një fitore me rezultatin 1-0 ndaj Atletik Bilbao-s në shtëpinë e këtyre të fundit. Ajo që mbeti e memorizuar nga kjo sfidë ishte ndërhyrja e mahnitshme e Gavit. Në minutën e 22-të, Gavi mori një vendim të guximshëm për të larguar topin nga këmbët e Dani Garsia, duke u hedhur në tokë me kokë.

Teksa Garsia u bë gati të pasonte topin, Gavi fluturoi me kokë në fushë dhe e hoqi topin në mënyrë të pastër. Kjo ndërhyrje u duartrokit pasi ishte një veprim gjenial dhe i rrezikshëm, ku madje nuk munguan dhe ata që e konisderuan si një veprim prej budallai.

Komentet e shumta ishin pozitive, por kishte dhe nga ata që e qortonin duke i thënë se me atë ndërhyrje ai mund të rrezikonte të mos luantë më futboll./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button