VIDEO / Në Angli shënohet gol në stilin e Diego Maradonës

“Dora e Zotit” është rikthyer sërish në skenë, me golin e shënuar nga Pritçard që është quajtur si i rregullt dhe po bën bujë në mediat europiane.

Hari Pritçard ka kopjuar Diego Armando Maradonën dhe ka shënuar gol me dorë në Angli. Pritçard shënoi në humbjen e Barnets 1-4 kundër Njuport Kaunit në FA Cup. Mesfushori u shfaq duke grushtuar topin në portë, ndërsa skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

Goli u akordua si i rregullt pavarësisht pamjeve që tregonin se Pritçard, 31 vjeç, përdori dorën për të drejtuar topin duke kaluar Nik Taunsend.

LEXO EDHE:

Back to top button