VIDEO / Një nga kartonët e kuq më të çmendur në historinë e Ligës së Kampionëve

Rafael Toloi, mori një karton të kuq në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Klub Brizhit, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve dhe shumë e konsiderojnë si një nga më të çmendurit në historinë e kësaj gare.

Pasi Maksim De Kujper u përpoq të shpërqendronte Toloin gjatë një rivënieje, ky humbi durimin, tentoi ta godiste me top, humbi mundësinë dhe më pas e sulmoi dhe e rrëzoi në tokë.

Gjyqtari Feliks Zvajer i tregoi menjëherë një karton të kuq dhe skena u bë virale dhe është me të vërtetë një nga më të çmendurat e parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Toloi, si kapiteni dhe lojtari më me përvojë në skuadër, duhet të kishte mbajtur gjakftohtësinë, por përkundrazi i “humbi” krejtësisht kokën.

Ndryshe, Atalanta u mposht në shtëpi nga Klub Brizh me rezultat 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 në dy ndeshjet e ‘play-off’ duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button