VIDEO / Supersfida në Mançester mbyllet pa gola, Qazim Laçi shënon një gol fantastik

Të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve. Dortmundi fitoi 0-3 ndaj Klub Brizhit falë dy golave të talentit anglez Gitens dhe golit të Guirasit.

Ashtu siç pritej, Interi dhe Man. Siti zhvilluan një supersfidë, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0. Si zikaltërit, ashtu edhe të besuarit e Guardiolës patën rastet e tyre, por pa i përkthyer dot në gol. PSZH kaloi 1-0 pengesën Xhirona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes.

Në sfidën tjetër,Selltiku fitoi 5-1 me debutuesit e Sllovan Bratislava. Sparta e Pragës merr 3 pikë të arta në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra çeke triumfoi në Pragë me shifrat 3-0 ndaj Sallzburg. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, falë golave të Kairinen dhe Olatunji. Në fillimin e pjesës së dytë, Qazim Laçi, mesfushori i kombëtares thelloi akoma më shumë shifrat.

Në stadiumin “Renato Dall’Ara”, ndeshja mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk përfundoi 0-0. Mysafirët nga Ukraina humbën një penallti me Sudakov, në minutat e para të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button