(Video) Pacientët kundërshtojnë shkarkimin e Jovevit: “Nuk mundesh dikë ta përzësh nga shtëpia e tij”

(Video) Pacientët kundërshtojnë shkarkimin e Jovevit: "Nuk mundesh dikë ta përzësh nga shtëpia e tij"

Pacientet e operuar nga Sashko Jovev përmes një proteste kundërshtojnë ashpër shkarkimin e tij. Protestuesit thonë se: “Nuk mundesh dikë ta përzësh nga shtëpia e tij”.

“Jovev kudo që të shkoj do të gjej punë, por ku do të shkojmë ne, çfarë do të bëhet me ne”, u shpreh një paciente.

Nga ana tjetër mjeku Sashko Jovev tha se ka pritur një mbështetje të këtillë.

“E di se si kam punuar dhe çfarë kam bërë për pacientët”, tha Jovev.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti mohoi qe shkarkimi i drejtorit te Kardiokirurgjisë ka të bëjë me çështje politike. Ai madje mohoi që të ketë pasur presion nga ana e LSDM-se për këtë çështje. Edhe njëherë potencoi se në rast të konstatimit të parregullsive pavarësisht se për cilin drejtor bëhet fjalë, i njëjti do të shkarkohet duke shtuar se në çdo institucion shëndetësor po behën kontrolle inspektoriale për të parë nëse punohet në rregull.

LEXO EDHE:

Back to top button