VIDEO / Palmer përmbys ndeshjen në minutat 100 dhe 101

Çellsi ka mundur Mançester Junajtid me një ndeshje dramatike me 7 gola ku ndodhi gjithçka. Një supersfidë e cila u përmbys me gola në minutën e 100-të dhe të 101-të, me Kole Palmer si protagonistin kryesor.

Çellsi kaloi në avantazh të dyfishtë që në 20 minutat e para falë Gallagerit dhe pikërisht Palmer, duke lënë të mendohej se do të kishte ndeshjen në kontroll të plotë. Por brenda pesë minutash, u vendos baraspesha me golat e Garnaço dhe Bruno Fernandes për miqtë.

Dy skuadrat nuk ndalën sulmet duke regjistruar raste në të dy portat, por në pjesën e dytë, ishte Junajtid që shënoi përsëri me Garnaçon për të kaluar në avantazh në minutën e 67-të. Rastet në të dy palët nuk u ndalën, por dukej se “djajtë e kuq” mund të dilnmin me tre pikët nga kjo ndeshje.

Megjithatë, një penallti e shkaktuar nga Dalot në minutën e 7-të shtesë, i dha mundësinë më pas Palmer që të barazonte nga pika e bardhë. Dhe kur regjistrohej minuta e 101-të e takimit, një goditje këndi çoi topin përsëri te Palmer i cili gjuajti dhe falë një devijimi gjeti rrjetën për golin e fitores përfundimtare 4-3.

LEXO EDHE:

Back to top button