VIDEO / “Paqe” në spektaklin në Madrid, buzëqesh Bajerni në Londër

Emocione, gola dhe spektakël në dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Real Madrid barazoi 3-3 me Man. Sitin në “Santiago Bernabéu”, duke lënë gjithçka të hapur për aktin e kthimit.
Takimi nisi me “marshin e pestë” për “qytetarët”, të cilët realizuan që në minutën e dytë. Bernardo Silva ekzekutoi shpejt një goditje dënimi, duke shtangur kështu madrilenët. “Los Blankos” përmbysën llogaritë menjëherë, për të treguar kështu forcën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Kamavinga vendosi ekuilibrat, i ndihmuar nga një devijim i Ruben Dias. Përmbysja u kompletua nga Rodrigon, në të 13-n minutë.
Kampionët e Europës, pas shumë tentativash, u futën në lojë sërish me golin e Foden (66’), përpara se Gvardiol të linte gjurmë në këtë takim, me golin e 2-3. Valverde nuk e kishte thënë ende fjalën e tij në këtë ndeshje, goli i tij “vulosi” rezultatin përfundimtar në 3-3.
Barazim 2-2 i Arsenalit me Bajernin në Londër. Saka ndezi festën në stadium në minutën e 12-të, me një goditje të bukur. Kampionët e Gjermanisë përfituan në maksimum nga një gabim i anglezëve në të 18-tën, duke barazuar shifrat me një ish si Gnabry. Të besuarit e Tushel fituan penallti dhe kthyen gjithçka në favor pas golit të Kejn nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Bajerni në pjesën e dytë provoi të menaxhonte rezultatin, duke u përpjekur që të shfrytëzojë pakujdesinë e “Guners”-ave në prapavijë. Një top i Gabriel Zhesusit rezultoi si penallti në lëvizje për Trossard, i cili ia doli të dërgojë topin pas shpinës së Nojerit në të 78-ten. Me këtë rezultat, kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.